Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjetesh në Fushë Kosovë.

Lajmin për media  e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, theksoi ajo.

Tutje ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button