Itali: Policia kap të riun shqiptar me 430gramë kokainë

Policia në Brixen gjatë një kontrolli rutinë zbuloi një sasi të madhe kokaine në një automjet të drejtuar nga një shtetas shqiptar rreth 20 vjeç.

Ngjarja ndodhi të hënën, kur oficerët ndaluan një makinë të vogël dhe vunë re sjellje të dyshimta nga drejtuesi i saj. I riu, i cili nuk fliste asnjë nga gjuhët lokale, shfaqi nervozizëm gjatë kontrollit, çka i shtyu policët të kryenin një kontroll më të detajuar.

Nën sediljen e shoferit u gjetën rreth 430 gramë kokainë.
Pas verifikimeve të mëtejme, policia konstatoi se i dyshuari kishte hyrë në Itali vetëm një ditë më parë përmes aeroportit të Veronës dhe kishte udhëtuar drejt Tirolit Jugor, ku kishte qëndruar në një apartament në Natz-Schabs.

Artikuj të tjerë

Back to top button