Labinot Rexha zbulon skandalin e Big Brother VIP Kosova, publikon videon kur Albës i është gjetur telefoni në shtëpi

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka lënë të gjithë të befasuar pas publikimit të një videoje të re në rrjetet sociale.
Pas daljes nga spektakli, të cilën ai e konsideron të padrejtë, pasi sipas tij mori më shumë vota pro se kundër për të qëndruar në shtëpi, Rexha ka publikuar një material që pretendon të zbulojë një nga “aferat” e spektaklit.
Në video, e cila duket se është filmuar pa dijeninë e produksionit, shihet ish-banorja Bia Khalifa duke mbajtur në duar një telefon që i është gjetur ish-banores tjetër, Alba Pollozhani.



