Pejë: Gjyakata Themelore e shpall të pafajshëm të akuzuarin për ‘’Dhunë në familje’’

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.Gj.
Kjo për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, nga neni 248, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).
Po ashtu është bërë e ditur se shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.
Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate.



