11 vjet burgim për të dyshuarin i cili tentoi ta vriste gruan në Fushë Kosovë

Me 11 vjet burgim është dënuar Idriz Alija, i akuzuar për tentimvrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi.
Vendimi është dhënë sot.
Pamjet e rastit, kishin shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë.
Sipas aktakuzës, Alija më 6 gusht 2024 në Bresje të Fushë-Kosovës, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake dhe raportimit të dy rasteve tjera të dhunës në familje, kishte tentuar të vriste Sh.T..


