Ballina

11 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën e Mitrovicës

Janë bërë 11 vjet prej se është hequr barrikada mbi kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë.

Pengesa e cila ishte vendosur nga strukturat paralele serbe të njohur si “Rojat e urës”, është hequr përfundimisht më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Aksioni kishte zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

Gjatë zhvillimit të këtij aksioni, mbi urë ishin vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe Karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh kishte ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy ekskavatorë që kishin ardhur nga veriu, shkruan KosovaPress transmeton Klankosova.tv.

Pas kësaj është ndërtuar një park dhe pastaj muri.

Të dyja janë hequr, por ura sërish nuk u lëshua me arsyetimin se Bashkimi Evropian po e rinovon.

Aty ka kohë që kanë përfunduar punimet por ende nuk është lëshuar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button