16-shi LDK-së, Fjolla Kolgeci merrë përkrahje të madhe nga qytetarët e Suharekës

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Suharekës nga radhët e LDK-së, Fjolla Kolgeci ka marrur përkrahje të madhe nga qytetarët e kësaj komune gjatë tubimit që u mbajt të premten ne Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.
“Sot në Suharekë, bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Lumir Abdixhiku, kryetarin e degës Dr. Ardian Shala dhe kolegët tanë kandidat për kuvend komunal, i dhamë vulën fitores së madhe zgjedhjeve të 12 tetorit”, ka shkruar Kolgeci.
Kolgeci është fokusuar tek tre shtylla në Rini, Shëndetësi e Bujqësi, ku sipas saj këto shtylla do ta rimëkëmbinë qytetin e Suharekës.
Tutje ajo theksoi që Suhareka do t’u kthehet qytetarëve të saj punëtorë e të mirë.


