Ballina

17 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

Sot, më 9 prill 2025, bëhen 17 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, akti më i lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të vendit.

Kushtetuta u ratifikua në vitin 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.

Kushtetuta e Kosovës është një pasqyrim i Plani të ish-presidentit Martti Ahtisaari, dhe siguron të drejta specifike për grupet minoritare, duke krijuar një ambient më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ajo përcakton gjithashtu Kosovën si një shtet neutral ndaj fesë (neni 8), ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Për nder të miratimit të Kushtetutës, 9 prilli është shpallur festë shtetërore në Kosovë, dhe sot institucionet e shtetit kanë ditë pushimi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button