
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon sot seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Granit Plava para trupit gjykues ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që çoi deri te vrasja e Liridona Ademajt.
Plava tha se atij iu premtuan 250 mijë euro të cilat do t’i merrte gradualisht.
“Kanë pasë me i dhanë 250 mijë euro, por gradualisht. Këto kanë qenë përveç punës që më është premtu dhe për këto pare, 250 mijë euro ka thënë që janë vetëm dhuratë”, tha Plava.



