
Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth të ardhmes së saj pas datës 4 prill kur përfundon mandati i saj si presidente.
Gjatë një interviste në Syri TV me gazetarin Çim Peka, Osmani nuk pohoi e as mohoi se do të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës
Ajo tha se do ta bënë një vlerësim të ri konkret në interes të Kosovës, dhe do të merr vendimin për rrugën përpara.
“Do të bëjë atë që është në inertes të qytetarëve të Kosovës. E keni si opsion rikthimin në LDK? Do ta shoh se cili do të jetë interesi më i madh i Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme. Siç e përmenda ne derisa po zhvillojmë këtë intervistë, erdhi vendimi për masë të përkohshme ajo jep pak kohë për t’u sqaruar gjërat, dhe përfundimisht gjykata do ta merr vendimin e vet. Unë do të kryej detyrën time me nder si presidente deri më 4 prill. Pas kësaj do ta bëj një vlerësim të ri konkret në interes të Kosovës, do ta marr vendimin për rrugën përpara”, tha ajo.
Osmani, ka komentuar dekretin e saj që është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se askush nuk është i pagabueshëm dhe se për këtë arsye ekziston ky institucion.



