BallinaLajme

Abdixhiku flet me ambasadorin turk për zgjedhjet e 9 shkurtit, kërkon thellim bashkëpunimi për sigurinë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Turqisë, Sabri Angili, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe qëndrimet e LDK-së për këtë çështje.

Në njoftimin e LDK-së, kryetari i LDK-së, ka kërkuar që roli i Turqisë në sigurinë e Kosovës të thellohet dhe më tutje dhe se bashkëpunimi ndërshtetëror të vazhdojë në nivelet më të larta të sigurisë.

“Në takim u diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe për thellimin e raporteve mes dy vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës ndër vite”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button