Lajme

Abdixhiku: Gjermania me 70 milionë banorë votoi e shpalli rezultatet – ne ende në numërim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e krijuar sa i përket çështjes së numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.

Duke marrë shembull Gjermaninë, në Rubikon Abdixhiku u shpreh se nuk është ndjenjë e mirë që KQZ edhe pas katër vitesh pa zgjedhje, të dështojë në mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve.

”Është e paprecedentë. Gjermania me 70 milionë banorë, përfundoi zgjedhjet, numëroi votat, shpalli rezultatet, nisi negociatat për qeverinë e ardhshme”.

”Jemi më pak se një milionë vota”.

”Kur një KQZ nuk arrin që  pas katër viteve të mos kishte zgjedhje, të dështojë në ditën e zgjedhjeve, të jep një ndjenjë jo të mirë”.

”Në avullinë e madhe që u krijua atë mbrëmje, e pashë të rrugës që duhet qetësi. Kishte një shpërthim të panevojshëm nga kampi tjetër”.

”Që nga atëherë dhe sot jemi në proces të numërimit. Presim procesin e shpallje së rezultateve”.

”Pavarësisht është rregull demokratike që të pritet për shpallje rezultatesh”.

”Asnjë parti politike, s’ka arritur t’i realizojë targetet e veta. Ne nuk ishim në gjendje të bënim ndjenjën e atmosferës atë natë”.

SHPËRNDAJE

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button