Abdixhiku: Mandatar si në monarki nga mbreti te i biri, nga Kurti te Konjufca

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku caktimin e Glauk Konjufcës për mandatar të qeverisë ka thënë se nuk është rast i demokracisë, por që i ngjan më shumë monarkisë.

Abdixhiku ka thënë se sikur mbreti që ia dorëzon mandatin të birit, edhe Albin Kurti ia dorëzoi Glauk Konjufcës mandatarin për qeveri.

Zvarritje e pakuptimtë. Ajo çfarë sot na propozohet më shumë se demokracisë i ngjan monarkisë, nga babai te i biri, nga Albini te Glauku, në monarki mandati trashëgohet, në demokraci arrihet me votat e qytetarit”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka thënë se krejt kjo është lojë politike.

“Prandaj sot nuk ka asnjë peshë e ndikim, zhvillimi i brendshëm në një parti politike. Sot ka rëndësi se çfarë vendos parlamenti i Kosovës. Kohët e partive shtet kanë mbaruar dhe janë të harruara për shqiptarët. Është lojë politike. Ka për synim vonesën për disa ditë dhe thellimin e krizave shtetërore dhe nisjen e fushatës së papërgjegjëshme të akuzave ndaj të tjerëve. Nuk fitohen më betejat me politika primitive, popullizmit duhet t’i dilet ballë”, ka thënë Abdixhiku.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button