Abdixhiku pasi i “mbijetoi” votëbesimit: Jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi i shpëtoi votëbesimit dhe u rizgjodh për të vazhduar në krye të LDK-së, ka bërë thirrje për afrim dhe bashkim të partisë, raporton Ekonomia Online.

“Ju bëj thirrje sidomos atyre që s’kanë qenë të kënaqur me mua që të bashkohen. Jemi pak dhe kemi nevojë për secilin”, ka thënë Abdixhiku.

I pyetur rreth rezultatit të ngushtë në votëbesim, Abdixhiku ka thënë se ai pasqyron vlerën reale të mbështetjes.

Sipas tij, po të donte, rezultati do të mund të ishte shumë më i lartë.

“Po të donim, mund ta bënim edhe 90 për qind, por kjo është vlerë reale,” ka thënë Abdixhiku.

Artikuj të tjerë

Back to top button