Ballina

Abdixhiku reagon pas mesazheve në Viber: Rrini të qetë, duroni – LDK është e fortë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas bisedave të publikuara në Viber mes Kryesisë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Abdixhiku tha se sulmet e sinkronizuara ndaj LDK-së nuk janë rastësi.

Ndërkaq, potencon se temat e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi.

“LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim; dhe në këtë drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë”, shkroi Abdixhiku.

Tutje, i pari i LDK-së u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë.

“Rrini të qetë! LDK është e fortë, unike e përtrirë!  Kurrë më bashkë se sa sot! Zërat e shtetrur nuk e lëkundin më!  Kthim prapa nuk ka më! Nuk ka kthim në pragun e shuarjes! Po rritemi, më shumë e më shpejtë se secili!”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

“Janë sulme që për target pështyme kanë, merreni me mend, partinë e vendit të tretë. Ne, sërish, për të satën herë  nga vendi i tretë – siç na kujtojnë këta si të parëdësishëm – jemi fajtorët kryesorë për secilën gjë në këtë vend. Në këto sulme të paramenduara e në sinkron, janë bërë bashkë kundërshtarët e rinj e të vjetër të Lidhjes; dhe gjithë ata që ndjejnë se kanë humbur hapin me hapjen e madhe që në LDK ka ndodhë, po ndodhë dhe do të ndodhë.

Nga njëra anë, nga njëra palë, na thuhet se jemi të kapur nga bizneset oligarke, prandaj s’kemi nga t’ia mbajmë. Ani pse ja që po ja mbajmë! Për veten dhe gjithë ata mbështetës tanë. Zëri i tyre është i vetmi që sot na drejton!

Nga ana tjetër, nga pala tjetër, na thuhet se jemi shërbëtorë të pushtetit, prandaj dhe po i lëmë të qeverisin. Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta!

E vërteta është e thjeshtë. Krejt e thjeshtë dhe e drejtë! LDK po qëndron për veten; dhe nëpërmjet vetes dhe për Republikën. E sepse po qëndron si e tillë, edhe po sulmohet nga të tjerët.

S’janë mësuar të na shohin kështu. Nuk e pranojnë kështu! Prandaj janë bashkë si një kundër LDK-së! Duan ta thyejnë, ta ligin, ta bëjnë të dorëzohet, dhe kështu nënshtrohet! Rrini të qetë. Nuk do të ndodhë!

Sa për informim, temat e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi. LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim; dhe në këtë drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë. LDK i ka besuar institucioneve tona edhe kur ka fituar në tri nivele betejën e tentim anulimit të votave tona me partinë në pushtet. Tri fitore në tri nivele – sepse vota jonë është e shenjtë dhe e drejtë! Prandaj dhe fitorja ligjore. Nga opozita, nga vendi i tretë, nga pozicioni i sulmuar nga të giithë përnjëherë! E drejta megjithatë triumfon!

Dhe sado të padrejta që i shihni këto sulme, u them të duroni. Të duroni sepse ato marrin përgjigje me kohë. Rritja jonë ka prishur shumë llogari. Ajo projekton të ardhme të mirë; dhe natyrisht frikë tek ata që se durojnë këtë projektim.

Rrini të qetë! LDK është e fortë, unike e përtrirë! Kurrë më bashkë se sa sot! Zërat e shtetrur nuk e lëkundin më! Kthim prapa nuk ka më! Nuk ka kthim në pragun e shuarjes! Po rritemi, më shumë e më shpejtë se secili!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button