Ballina

Abdixhiku takim mobilizues me Shtabin e Prishtinës: Momentumi më i mirë i LDK-së, vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takimin e radhës mobilizues me Shtabin e Prishtinës, ndërsa përgatitjet për zgjedhjet nacionale po vazhdojnë.

“Vetëm pak ditë na ndajnë nga ky moment historik, ndërsa ekipi po punon vazhdimisht për këtë fitore. Ky është momentumi më i mirë i LDK-së dhe për këtë do të punojmë fort që ta mirëmbajmë deri në fitoren e madhe”, thuhet në njoftimin e LDK-së. 

Po ashtu bëhet e diturb se do të vazhdojnë takimet me qytetarë në çdo lagje, shtëpi anë e kënd Prishtinës dhe gjithandej Kosovës. 

“Do të vazhdojmë të prezantojmë vizionin e LDK-së; programin e vetëm politik “Rruga e re” dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat e përditshme të qytetarëve. Ky është programi i vetëm politik që sjell ndryshimin dhe zhvillimin e mirëfilltë për vendin tonë, dhe është program i domosdoshëm për Kosovën. Me këtë program, LDK do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës, krijimin e mundësive për të rinjtë, rritjen e pagave, uljen e kostos së jetesës dhe investimet strategjike që sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën. Bëhu ndryshimi!”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button