AGK-ja u bën thirrje institucioneve që të gjejnë zgjidhje për RTK-në

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me gjendjen në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tashmë që kemi hyrë në javën e tretë të mospagesës për 700 punëtorët e saj.
Përmes një komunikate publike, AGK-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, që të gjejnë format ligjore për të alokuar me urgjencë mjetet për RTK-në, në mënyrë që të vazhdojë funksionimi i papenguar.
“AGK-ja konsideron se përgjegjësinë kryesore e ka Qeveria në detyrë, e cila nuk ka pranuar të eksplorojë përdorimin e mjeteve të njëjta për ndarjen e buxhetit, sikurse në muajin gusht.
Punonjësit e RTK-së duhet të jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre në interes të publikut, pa presion financiar dhe politik, me të cilin përballen tash e një kohë të gjatë”, thuhet në kumtesë.



