Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e AAK-së, Agron Kuçi ka thënë se është kërcënuar me jetë pas siç tha ai “denoncimit publik të skandaleve dhe keqpërdorimeve zgjedhore”.
Ai përmes një njoftimi në Facebook njoftoi se rastin e ka paraqitur në organet kompetente.
“Megjithatë, kërcënime si këto të sotit nuk mund t’i injoroj, prandaj rastin e kam paraqitur në organet kompetente”.
“Ata që mashtruan e shpifën, që blenë vota me shuma të mëdha dhe kontrabanduan votues nga komuna të tjera përmes ndërrimit të vendbanimeve, tani, pasi janë zbuluar dhe ballafaquar me fakte e dëshmi, po përpiqen ta heshtin të vërtetën me kërcënime e presione”, shkruan mes tjerash ai.