
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në autostradë konkretisht afër Mazgitit
Një automjet shihet të jetë rrokullisur në dalje të autostradës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe Ambulanca, megjithatë nuk dihet nëse ka të lënduar.
Kemi tentuar të kontaktojë me Policinë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në këto momente.



