Aksident i rëndë në Prishtinë: Këmbësorja goditet nga vetura, përfundon në QKUK

Një këmbësore është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

E njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare, ku edhe po trajtohet.

Klankosova.tv ka kontaktuar drejtorin e Emergjencës, Naser Sylën për të mësuar rreth gjendjes së viktimës.

Ai tha se gjendja e përgjithshme e saj paraqitet stabile.

“Ende po observohet te ne. Do të transferohet për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë”, tha Syla për Klankosova.tv.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button