Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona lëndohen

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, detaje ka dhënë Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

“Rreth orës 15:45, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona, si pasojë e aksidentit në trafik në një fshat të Skenderajt. Aktualisht, stafi po i kryen ekzaminimet e nevojshme dhe sipas vlerësimeve fillestare të lënduarit kanë lëndime të lehta trupore. Ekzaminimet Radiologjike janë duke vazhduar për të gjithë të lënduarit!”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Artikuj të tjerë

Back to top button