Ballina

Aksident ndërmjet dy motoçikletave dhe një veture në Prishtinë, dy persona të lënduar

Një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 17:00 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani në Prishtinë, ku janë përfshirë dy motoçikleta dhe një automjet.

Për TandemPress, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar incidentin, duke thënë se po punohet për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Sipas saj, autoritetet janë duke u kujdesur për lëndimet e personave të përfshirë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në  QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button