Lajme
Aksident në fshatin Mleqan, deri tani pesë persona të lënduar

Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë).
Lajmin për TandemPress, e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh.
Përveç dëmeve materiale, është raportuar për pesë persona të lënduar.
Aktualisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore.
Arbresh.info do ju mbajë të informuar për më shumë detaje rreth aksidentit.