Ballina
Aksident në Prishtinë, një motoçikliste në gjendje të rëndë
Dy vetura dhe një motoçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën të enjten në mbrëmje në Prishtinë.
Vozitësja e motoçikletës, një grua, është në gjendje të rëndë shëndetësore, tha sot Policia e Kosovës.
Ndërsa, një shtetase e huaj e cila po drejtonte një veturë, është arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e aksidentit.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare”, tha Policia.
E arrestuara, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.