Ballina

Aksident në qendër të Gjilanit, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 10.06.2025 rreth orës 15:20 në rrugën “Idriz Seferi” në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe nje motoçikletë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës. Të njëjtit janë duke pranuar tretman mjekësorë në qendren emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Hetues policor të aksidenteve janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, tha Osmani

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button