Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

Pesë persona, në mesin e tyre dy policë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rudar.

Rastin e ka konfirmuar komandanti i Njësisë së Trafikut në veri, Munish Avdiu.

“Ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore në magjistrale, në rrugën nacionale në fshatin Rudar. Janë të involvuara dy automjete, një automjet zyrtar dhe një civil, janë pesë persona të lënduar. Në mesin e tyre, dy zyrtarë policorë.”, deklaroi ai.

Avdiu bëri me dije se një fëmijë e ka gjendjen më të rënduar nga ky aksident

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button