Aksion i madh policor, bastisje në disa zona

Aktualisht Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në disa pjesë të vendit.
Sipas burimeve tona, mbi 20 lokacione të ndryshme janë duke u bastisur.
Arsyet e këtij operacioni ende nuk janë bërë të ditura, as personat që mund të jenë të përfshirë, por burime të afërta me hetimin bëjnë me dije se aksioni lidhet me një rast më të madh hetimor.
Arbresh.info do t’ju informojë me detaje të reja sapo të ketë zhvillime.