Aksion i Prokurorisë në Gjakovë për “dallaveret” me vota në Malishevë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillon një aksion në Malishevë sa i përket manipulimit me vota në këtë komunë.

Zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi për Klankosova.tv konfirmoi se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas informatave komisionerët janë duke u intervistuar në Gjakovë.

Ky aksion po udhëhiqet nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë.

Artikuj të tjerë

Back to top button