
Njësitet e veçanta të Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kanë zbarkuar në zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).
Aty dyshohet se janë arrestuar disa persona në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, agjenci kjo e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, nuk dihet ende numri i të arrestuarve.
Ende nuk dihet për çfarë arsye Policia e Kosovës ka realizuar aksionin në këtë institucion.



