Aktakuza për rezervat shtetërore, Hajdari e quan “tendencë politike të Prokurorisë ndaj Qeverisë Kurti”

Ministra në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e akuzuar për keqpërdorim të detyrë zyrtare dhe zbulim të sekretit shtetëror, në një konferencë për media të premten ka thënë se nuk ka shkelje ligjore në mënyrën se si u menaxhuan rezervat shtetërore.

Sipas saj, e gjithë aktakuza është tendencë politike e Prokurorisë Speciale ndaj Qeverisë Kurti.

“Kjo është për ndryshim nga qeverisjet e kaluara kur rezervën shtetërore e gjetëm në greminë. Të vjedhur dhe duke e cënuar sigurinë kombëtare të popullatës tonë. Për këtë, cdo pretendim i prokurorisë që vendimi është i kundërligjshëm nuk qëndron dhe vetëm afirmon tendencën politike të kësaj prokurorie speciale ndaj qeverisë Kurti”, tha ajo para mediave.

Rozeta Hajdari është e bashkë akuzuar me zyrtarët e saj, Hafiz Garën dhe Irfan Lipovicën e po ashtu edhe afaristin Ridvan Muharremin për keqpërdorim të detyrës zyrtare e zbulim të sekretit shtetëror, duke i shkaktuar dëm vendit në vlerë rreth tre milionë euro.

Artikuj të tjerë

Back to top button