
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për kontrabandim me migrantë (A.K., F.L., V.P., B.C), në bashkëkryerje me persona të tjerë të paidentifikuar ngarkohen se nga janari i vitit 2023 deri në shtator, kanë vepruar si grup i organizuar kriminal duke kontrabanduar shtetas të huaj përmes Shqipërisë në Kosovë me destinacion shtetet e Europës.Sipas njoftimit të PSRK-së, kontrabandimi me migrantë ka ndodhur me shtetas të vendeve të ndryshme si Bangladeshi, Pakistani, Siria dhe vende të tjera
Të pandehurit për këto veprime kanë marrë nga 100 deri në 300 euro për person.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë marrë pjesë aktive në veprimtarit të kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, të cilët vinin përmes Shqipërisë nga shtetet të ndryshme si Bangladeshi, Pakistani, Siria dhe vende të tjera, me destinacion shtetet e tjera të Europës.
Këto veprime, katër të pandehurit i kanë kryer në këmbim të shumave monetare prej 100 deri në 300 euro për person”- thuhet në njoftimin e plotë të Prokurorisë Speciale.



