BallinaLajme

Aktakuzë në mungesë ndaj një serbi për dhunë seksuale në luftë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj një serbi, për kryerje të veprës penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri me inicialet C.K., gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë, gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.

“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri C.K. është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë”, thuhet në njoftim.

Kjo çështje penale thuhet se tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button