Aleksandër Lumezi refuzon pozitën e Zv.Kryeprokurorit, kjo është arsyeja

Aleksandër Lumezi, përmes një letre e ka njoftuar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Agron Çalaj, se po e refuzon postin e Zëvendës Kryeprokurorit.

Lumezi tha se nuk do të ketë mundësi ta ushtrojë këtë funksion për shkak të angazhimeve të tij profesionale si prokuror.

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve. Për këto arsye me keqardhje kam vendos të refuzoj këtë propozim”, thuhet në arsyetimin e Lumezit.

Ai e falënderoi Çalajn për vlerësimin.

“Ju falënderoj edhe një herë për vlerësimin e treguar ndaj meje. Ju uroj shumë suksese në vazhdim në punën tuaj”, deklaroi ai.

Aleksandër Lumezi, më parë ka shërbyer në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Artikuj të tjerë

Back to top button