Lajme

Aliu:Tërhiqeni këtë seancë, ftojeni kabinetin Qeveritar

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës e cila po shqyrtohet propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, tha se nuk e kupton për çfarë është thirrë nga deputetët e opozitës, meqenëse nuk janë të ftuar as ministrat tjerë.

Aliu në fjalimin e tij tha se ai nuk mund të përgjigjet për kontrata tjera, përveç atyre të lidhura nga Ministria që e udhëheq.

“E Kishit thirre Qeverinë komplet dhe këtu kishte qenë edhe Ministrja e Ekonomisë, Ministrja e Drejtësisë, Ministrja e Arsimit, dhe Ministri i Kulturës të gjithë do të përgjigjeshin, por ju po dilni këtu po flisni për ata, e po duhet me u përgjigj unë për ta, që unë nuk kam ide për atë punë. Unë mundem me u përgjigj për pjesën time e kur të vjen puna për me më përmend mua, nuk mundemi me më përmend se nuk keni për çfarë”, tha Aliu.

Tutje Aliu i kërkoi opozitës që t`a tërhiqen këtë seancë, siç tha ai, që të jenë të ftuar Qeveria bashkë me ministrat e tjerë.

“A dini çka, a po e tërhiqen këtë seancë kështu dhe thirreni një tjetër dhe të vijnë me informacione, dhe vijmë komplet të gjithë dhe flasim krejt për secilin”, shtoi Aliu.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button