Amerikanët i shkojnë në zyrë Bedri Hamzës, ja çka biseduan

Kryetar i PDK`së Bedri Hamza ka pritur të ngarkuaren me punë në ambasadën e SHBA`së në Kosovë Anu Prattipati, raporton TandemPress.

Sipas një njoftimi thuhet se Hamza ka thënë se PDK`ja është konstruktive dhe do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik.

“Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit. Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi”, thuhet mes tjerash.

Njoftimi i plotë:

Sot e nisa angazhimin tim të ri me partnerët strategjikë. SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës dhe takimin e parë e zhvillova me Ambasadoren Anu Prattipati.
PDK-ja është konstruktive dhe unë do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik. Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit.
Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi.
Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj. 

🇽🇰
🇺🇸

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button