Anulohet mësimi në të gjithë shkollat në Prishtinë

Komuna e Prishtinës njofton për anulimin e procesit mësimor në të gjithë shkollat e Prishtinës, shkaku kushteve të pafavorshme atmosferike.
Ky vendim është marrë si masë preventive për garantimin e sigurisë së fëmijëve tanë.
Gjithashtu, Kryeqyteti ka aktivizuar Shtabin Emergjent për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë publike.
“Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe prindër,
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së rënduar në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët e shkollave, ju njoftojmë se procesi mësimor për ditën e sotme anulohet. Ky vendim është marrë si masë preventive për garantimin e sigurisë së fëmijëve tanë”, thuhet në njoftim.


