Arian Tahiri: Mitrovica i jep mbështetje Bedri Hamzës për kryetar të PDK-së

Arian Tahiri, kandidat i PDK-së pë kryetar në Mitrovicë, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Bedri Hamzën në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Tahiri ka vlerësuar rolin e Hamzës në fuqizimin e të rinjve dhe në krijimin e një kuadri të ri politik në qytet.
“Si pjesë e gjeneratës së re të politikanëve në Mitrovicë, jam krenar që sot mund ta mbështes kryetarin tim, Bedri Hamzën, për kryetar të PDK-së. Po të mos ishte Bedri Hamza, sot PDK-ja në Mitrovicë nuk do të kishte kaq shumë të rinj, secili më i përgatitur se tjetri, pjesë aktive e politikëbërjes në qytetin tonë,” ka shkruar Tahiri.
Ai shtoi se Hamza nuk ka krijuar vetëm një brez të ri politikanësh, por ka hapur edhe një rrugë të re për angazhimin dhe zhvillimin e tyre profesional.
“Jemi mirënjohës për mundësitë që na ka dhënë për rritjen tonë profesionale dhe politike”, u shpreh ai, duke theksuar se Mitrovica po i jep mbështetje të fuqishme kandidaturës së Hamzës për kreun e PDK-së.


