Ballina

Arifi: Vdekja në vendin e punës nuk guxon të mbetet vetëm statistikë

Shkruan: Avokat Qendrim Arifi

𝗩𝗱𝗲𝗸𝗷𝗮 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝗻𝘂𝗸 𝗴𝘂𝘅𝗼𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗯𝗲𝘁𝗲𝘁 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝘀𝘁𝗮𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲̈!

Personi i parë që duhet të njoftojë institucionet përgjegjëse për një aksident në vendin e punës është 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈𝘀𝗶 apo personi përgjegjës brenda tij dhe jo i dëmtuari apo familjarët. Por në praktikë, shpesh ndodh e kundërta.

𝗜𝗻𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝘂𝗻𝗲̈𝘀 dhe 𝗣𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 duhet të jenë dy institucionet e para që paraqiten në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Por ato nuk mund të konkludojnë se “i dëmtuari apo viktima nuk i ka bartur pajisjet për mbrojtje dhe siguri” pa iu përgjigjur pyetjeve thelbësore si:

• A i janë ofruar viktimës 𝗺𝗷𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗮𝗱𝗲𝗸𝘂𝗮𝘁𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶?
• A i ka dhënë ndonjëherë punëdhënësi 𝗻𝗱𝗼𝗻𝗷𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝗲𝗷𝘁𝗷𝗲 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 për mosrespektim të masave mbrojtëse?
• 𝗦𝗮 𝗸𝗼𝗵𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀 𝗶𝗻𝗰𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁 kanë arritur Inspektorati dhe Prokuroria në vendin e ngjarjes?
• A është 𝗶𝗻𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗱𝗼𝗻𝗷𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗺𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗲̈ ky punëdhënës dhe cili është historiku i tij?

𝗘𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗲̈𝘀𝗲 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗾𝗲̈ 𝗶 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗿𝗶 𝗸𝗮 𝗿𝗲𝗳𝘂𝘇𝘂𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗮𝗿𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗷𝗶𝘀𝗷𝗲𝘁 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗲, kjo 𝗻𝘂𝗸 𝗲 𝘀𝗵𝗳𝗮𝗷𝗲̈𝘀𝗼𝗻 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈𝘀𝗶𝗻. Punëdhënësi ka 𝗱𝗲𝘁𝘆𝗿𝗶𝗺 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗼𝗿 që ndaj çdo punëtori që nuk i respekton masat për siguri, të ndërmarrë masa disiplinore apo të tjera të parapara me ligj.

Moskonstatimi i saktë i gjendjes faktike, mungesa e seriozitetit në ndjekjen penale dhe 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗲 𝗱𝗼𝗯𝗲̈𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 po bën që vdekjet dhe lëndimet në vendin e punës të rriten – dhe për fat të keq, po i trajtojmë vetëm si statistika.

Vëmendje: Të dëmtuarit dhe familjarët e viktimave 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗲𝗻𝘀𝗶𝗺 – si për 𝗱𝗲̈𝗺𝗲𝘁 𝗺𝗮𝘁𝗲𝗿𝗶𝗮𝗹𝗲, ashtu edhe ato 𝗷𝗼𝗺𝗮𝘁𝗲𝗿𝗶𝗮𝗹𝗲.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button