Arifi: Për 5 vite kam thënë se Kurti po u shërben interesave të Serbisë dhe Rusisë

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për prishje të raporteve me ShBA-në.

Ai ka vlerësuar se me politikat e tij i pari i VV-së po i sheren interesave të Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Arifi ka shkruar se Kosova po i vuan pasojat e kësaj politike.

“Për 5 vite me radhë kam thënë se Albin Kurti, me qasjen dhe politikën e tij, po u shërben interesave të Serbisë dhe Rusisë. Sot po i shohim pasojat: ne, si popull tradicionalisht amerikan-dashës, jemi trajtuar si vende të Afrikës e Azisë, të përjashtuar nga Amerika. Ironia është e rëndë; vendi që na çliroi nga Serbia neve na vendos kufizime, ndërsa Serbisë jo”, ka shkruar ai, duke shtuar se kjo nuk është rastësi.

“Kjo nuk është rastësi. Është rezultat i një politike antiamerikane të Albin Kurtit, që na ka larguar nga aleatët strategjikë dhe po e dëmton seriozisht shtetin e ndërtuar me mund, sakrificë dhe gjak. Por problemi nuk është vetëm Albin Kurti. Problemi është dhe votuesi që voton për inat, për urrejtje dhe për kult individi, e jo për program, strategji dhe dashuri për vendin. Vota emocionale nuk është patriotizëm, është vetëdëmtim. “…Sovranitet, sovranitet në veri”, kurse në anën tjetër shteti po dobësohet gjithandej”, ka shkruar Arifi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button