Arinjtë nxjerrin një trup nga varri në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat.

Banorët e fshatit kanë bërë me dije për se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia dëmtuan kosheren e bletëve.

Rasti mori përmasa edhe më shqetësuese kur kafshët kanë vazhduar lëvizjen drejt varrezave të fshatit, duke shkatërruar një varr dhe kanë nxjerrë trupin jashtë, thonë të njëjtat burime.

Për pasojë, banorët janë tronditur dhe kanë njoftuar edhe organet e rendit.klankosova.tv

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button