Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot për anëtare joprokurore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arlinda Muqën.

Në votim të fshehtë, në seancën e sotme plenare, Muqa mori 59 vota duke fituar kundrejt kandidatëve të tjerë.

Dy kandidatët e tjerë, Novitet Nezaj mori 24 vota, ndërsa Artan Fejzullahu mori besimin e 3 deputetëve.

Muqa më parë ka qenë monitoruese e sistemit të drejtësisë në Institutin e Kosovës për Drejtësi

Artikuj të tjerë

Back to top button