Policia arreston një person në Mazgit të Obiliqit, pasi të dyshuarit i’u gjetën armë me municion

Një rast i armëmbajtjes pa leje është zbuluar në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet dhe ka gjetur armë zjarri me municion të konsiderueshëm.

Sipas informatave, dje rreth orës 11:50, gjatë një kontrolli rutinë nga policia, është ndaluar një veturë Toyota, e cila drejtohej nga P.B rreth 30 vjeçar. Gjatë kontrollit të bagazhit të veturës, brenda një çante krahu, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar: një revole të tipit Beretta,katër karikatorë, dhe 54 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.”Lidhur me rastin hetimet vazhdojnë”, thuhet në informacionet e Policisë së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button