BallinaDiasporaPolitikë

Armend Zemaj: Mërgatë e dashur regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një mesazhi i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen që të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë”, ka shkruar Zemaj.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Postimi  i tij:

Mërgatë e dashur 

Po ju drejtohem me këtë mesazh si falenderim për punën e madhe që keni bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjatë tri viteve të kaluara jam angazhuar nga Kryesia e LDK-së si pjesë e Ekipit Politik për Mërgatën, ku së bashku me ju punuam fuqishëm në riorganizimin e partisë tonë – Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila sot është adresa kryesore e organizimit politik në mërgatë; ashtu siç ishte në kohën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Parim bazë i gjithë kësaj ishte vlerësimi i kontributit të të gjithëve, si dhe krijimi i mundësive për të rinjtë e të rejat e të djathtës origjinale.

Tash kur data për zgjedhjet parlamentare është caktuar, ju ftoj ta finalizojmë këtë proces, duke dëshmuar mobilizimin tonë për ndryshimin e madh për Kosovën demokratike e të zhvilluar.

Andaj, ju ftoj që të filloni regjistrimin si mundësi e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë 

Linku i regjistrimit: http://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter?ai=

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button