
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Malishevë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të trafikimit me njerëz dhe ofrimit të shërbimeve seksuale përmes viktimës së trafikimit.
Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti kishte ndodhur më datë 23 korrik rreth orës 17:00.
“Malishevë 23.07.2025, 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën e lart-cekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.