Arrestohen katër persona për vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe rrahje

Katër burra janë arrestuar të martën në Podujevë, pasi dyshohen se pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet policore dolën dje në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në dy lokacione, në shtëpitë e të dyshuarve, kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me 50 fishekë, dy karikatorë të AK-47 me 45 fishekë, ndërsa në lokacionin e dytë 10 fishekë të armës së shkurtër.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button