Arrestohet edhe një kryesues në Malishevë – dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit

Një person është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se, në cilësinë e kryesuesit të komisionit, ka falsifikuar rezultatet e votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 23.01.2026-08:30. Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Artikuj të tjerë

Back to top button