Arrestohet i dyshuari 24 vjeçar në Istog, pasi u kap nga policia me marihuanë

Një person ka përfunduar në pranga pasditen e së mërkurës në Istog, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Ngjarja ka ndodhur më 01.01.2026 rreth orës 17:00, në fshatin Cerrcë të Istogut, ku patrulla e njësitit reagues të Stacionit Policor Istog, gjatë një pike kontrolli, ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari A.A.
Gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i kanë gjetur të dyshuarit në xhepin e pantallonave një qese të vogël plastike me një sasi të vogël substance, e cila sipas pamjes dhe aromës dyshohet të jetë marihuanë.
I dyshuari është arrestuar në vendngjarje, ndërsa substanca narkotike është sekuestruar si provë materiale.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge”, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.



