
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutave në qendër të Podujevës, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.
Nga policia bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka deklaruar për Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.



