Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se e rrahu një nxënës

Një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar pas dyshimeve për lëndim trupor, të një nxënësi dhe keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Rasti është regjistruar të premten, më 06.03.2026, rreth orës 10:30.Sipas raportit policor, nxënësi ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar për shërim në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, mësimdhënësi i dyshuar ka mbetur në ndalim policor.

Artikuj të tjerë

Back to top button