Arrestohet një i dyshuar për Prishtinë nën dyshim për pastrim parash

Një person i dënuar për veprën penale “pastrim i parave” është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit, bëjnë të ditur nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.

Sipas Policisë, arrestimi është realizuar nga njësitë e stacionit policor Jugu në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.

I arrestuari, i identifikuar si B.SH., 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për “pastrim të parave”.

Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga autoritetet kompetente.

Artikuj të tjerë

Back to top button